Një nxënës sulmoi një mësues me thikë këtë mëngjes në një shkollë në qytetin gjerman të Essenit, duke e therur në stomak dhe u qëllua për vdekje nga policia gjatë një arrestimi, raportoi Reuters .

Ndërsa mësuesi mori ndihmën e parë në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital, oficerë të shumtë policie u vendosën për të kontrolluar shkollën dhe qytetin për të dyshuarin, raportoi Sky News .

Pak pas orës 11:15 të paradites, hetuesit gjetën adoleshentin i cili nxori një thikë ndërsa oficerët përpiqeshin ta arrestonin, tha policia e Essenit. Policia përdori armë zjarri për të ndaluar dhe arrestuar djalin 17-vjeçar, i cili u dërgua gjithashtu në spital, thuhet në deklaratën e policisë.

Publiku u paralajmërua të shmangte rrugën Bleicherstrasse të qytetit ndërsa operacioni policor ishte në zhvillim e sipër. Gazeta gjermane Bild raportoi më parë se nuk ishte e qartë nëse persona të tjerë u plagosën në sulm.

The post Nxënësi në Gjermani godet me thikë mësuesin në stomak, policia e qëllon gjatë arrestimit appeared first on Alsat.