Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, i paralajmëroi lojtarët se nuk kanë kohë për t’u ndjerë keq me veten, pasi pësuan një eliminim tronditës nga Carabao Cup përballë klubit të League Two, Fleetwood, të martën në mbrëmje.

“Është vërtet zhgënjyese të eliminohesh,” tha Odegaard, që më tej komentoi: “Sigurisht, mënyra se si kemi luajtur nuk ishte në nivelin e duhur. Duhet të bëjmë shumë, shumë më mirë nga sa bëmë në atë takim”.

“Është zhgënjyese, por përgëzime për Fleetëood. Ne tashmë po mendojmë për ndeshjen e radhës dhe për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Mendoj se problemi ishte te ne, pasi nuk ishim në nivelin tonë, duhet të bëjmë më mirë”, tha Odegaard.

“Edhe pse u përmirësuam gjatë ndeshjes, kuptuam se duhet të ngremë nivelin tonë edhe më shumë. Është vërtet për të ardhur keq, por duhet të vazhdojmë përpara, pasi kemi trofe të tjerë për të fituar”, tha kapiteni i Arsenal.”

The post Odegaard: Nuk duhet të dëshpërohemi nga një humbje, problemi ishim vetë ne dhe dimë ta zgjidhim atë appeared first on Telesport.