Antoan Grizman dhe Atletiko Madridi mund t’i ndajnë rrugët më herët se sa pritej. Sulmuesi francez, me kontratë deri në qershor 2027, është në bisedime të avancuara me Orlando Sitin të MLS për ta mbyllur karrierën në Florida.
Sipas “The Athletic”, drejtori sportiv dhe menaxheri i përgjithshëm Rikardo Moreira ka udhëtuar disa herë në Madrid për ta bindur lojtarin për një transferim të menjëhershëm. Merkatoja në SHBA mbyllet më 26 mars dhe klubi amerikan beson te realizimi i një transferimi të madh.
Orlando zotëron “discovery rights” të lojtarit, që i japin përparësi në negociata. Griezman nuk e ka fshehur kurrë interesin për sportin amerikan dhe shpesh është parë në ndeshje të NBA-së. Edhe klube të tjera të MLS janë interesuar për ish-lojtarin e Barcelonës, i lidhur më parë me Los Angeles FC, ku luan Hugo Lloris.
Megjithatë, largimi në mes të sezonit duket i vështirë, pasi Atletiko Madridi është ende në garë në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa oferta pritet të mbetet aktive për verën.
The post Ofertë e parezistueshme për Griezmanin nga skuadra e MLS-së appeared first on Alsat.
