Më shumë se 32 milionë njerëz në mbarë botën mund të zhyten në varfëri nga pasojat ekonomike të luftës në Iran, me vendet në zhvillim që pritet të goditen më rëndë. Në një raport të lëshuar Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara tha se bota po përballet me një “tronditje të trefishtë” që përfshin energjinë, ushqimin dhe rritjen më të dobët ekonomike. Me një ndikim të madh në furnizimet, ekspertët paralajmërojnë se një “bombë me sahat për sigurinë ushqimore” është vendosur për botën në zhvillim. Edhe nëse një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme mund të mbahet, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka thënë se “efektet shkatërruese” nga konflikti kanë dëmtuar përgjithmonë ekonominë globale./Alsat.mk.
The post OKB: 32 milionë njerëz mund të bien në varfëri nga pasojat e luftës në Iran appeared first on Alsat.
