Skuadra kampione e Oklahoma-s vazhdon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, po  ashtu dhe në NBA, duke mposhtur Golden Stejtin me 126-102. Aleksander Shai me 28 pikë e 11 asist mbetet lider për Oklahoma, me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon (11 fitore, 1 humbje).

Fiton pa problem edhe ekipi i Denverit, që mundi 122-108 Sakramenton jashtë fushe. Nikola Jokiç me 35 pikë e 15 kërcime ishte më i mir në fushë.

Fitoren më të thellë të ditës e regjistroi Juta Xhaz, që mposhti Indianën me rezultat 152-128. Lauri Markanen realizoi 35 pikë për Juta Xhazin, ndërsa 27 pikët e Siakam për miqtë nuk mjaftuan.

Jashtë fushe fiton Toronto, që mundi Bruklinin me 119-109, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Ingram me 25 pikë e Kuikli me 24 pikë më të mirët). Zhgënjen sërish Boston, që u mund në fund 102-100 nga Filadelfia, me dyshen Eduards-Maksej që realizoi 43 pikë.

NBA-Rezultatet

Bruklin – Toronto, 109-119

Nju Jork – Memfis, 133-120

Oklahoma – Golden State, 126-102

Filadelfia – Boston, 102-100

Juta Xhaz – Indiana, 152-128

Sakramento – Denveri, 108-122

The post Oklahoma “deklason” edhe Golden Stejtin, fitore e thellë për Juta Xhazin appeared first on Alsat.