Oklahoma fitoi sot 131-108 ndaj Lakers në gjysmëfinalen e tretë play off në Konferencën e Perëndimit, ndeshje e luajtur në Los Anxhelos, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve mes dy skuadrave.

Një ndeshje dhe fitore e merituar për kampionët në fuqi të NBA, që janë një triumf larg finaleve në Perëndim. Shtatë lojtarë të Oklahoma, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë (Shai-Mitchell 47 pikë së bashku).

Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland rihapi garën për një vend në finalet play off pas fitores 116-109 në shtëpi ndaj Detroit. Tashmë Pistons udhëheqin 2-1 me ndeshje.

Një përballje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren. Donovan Mitchell, me 35 pikë e 10 rebound, ishte shënuesi më i mirë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Cunningham për miqtë.

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland, 109-116 (2-1)

(2-3), New York – Philadelphia, (3-0)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers, 131-108 (3-0)

(2-3), San Antonio – Minnesota, (2-1)

The post Oklahoma mposht Lakers dhe është një fitore larg finaleve play off, Cleveland mund Detroit appeared first on Telesport.