Oklahoma rikthehet te fitorja duke mundur Denver 121-111, një përballje e fortë mes dy ekipesh rivale. Shai me 34 pikë e Wallace me 27 pikë u dalluan për miqtë. Zhgënjen skuadra e Lakers, që u mund 112-100 nga New York. Të gjithë titullarët e ekipit nju-jorkez realizuan mbi 10 pikë.

Ekipi i Detroit fiton 130-77 ndaj Brooklyn dhe udhëheq në Konferencën e Lindjes. Vendimtar stoli i Pistons, nga ku erdhën 63 pikë. Moment të mirë po kalon San Antonio, që triumfoi 112-103 ndaj Orlando. Shtatlarti Wembayama me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Spurs.

Pa probleme fiton ekipi i Boston, që mundi thellë 107-79 Milwaukee (Jaylen Brawn 30 pikë), ndërsa Miami triumfoi 134-91 ndaj Chicago (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Surprizon skuadra e Clippers, që falë 25 pikëve të Kawhi Leonard, triumfoi 117-93 në shtëpinë e Phoenix.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Milwaukee, 107-79

Detroit – Brooklyn, 130-77

Miami – Chicago, 134-91

Toronto – Utah Jazz, 107-100

Washington – Sacramento, 116-112

New York – Lakers, 112-100

San Antonio – Orlando, 112-103

Phoenix – Clippers, 93-117

Portland – Cleveland, 111-130

Denver – Oklahoma, 111-121

The post Oklahoma mund Denver dhe udhëheq renditjen, New York “leksion” Lakers, fitojnë Boston, Miami e Clippers appeared first on Telesport.