Skuadra kampione e Oklahoma është e vetme pa asnjë humbje deri më tani këtë sezon në NBA. Ata mposhtën 137-106 Nju Orlinsin, duke korrur suksesin e 7-të sezonal. Tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Aleksander Shai me 30 pikë.
Humbjen e parë pëson skuadra e Çikago, që u mund 128-116 nga Nju Jorku, sfidë ku u dallua Xhejlen Brunson, autor i 31 pikëve. Fiton jashtë fushe Filadelfia, që mundi 129-105 Bruklinin, sfidë ku dyshja Oubre-Maksej realizoi 55 pikë së bashku.
Fitorja e tretë radhazi për Lejkersin, që mundi 130-120 Majamin, një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente. Ndeshje mjaft e mirë për Luka Donçiç, që realizoi “triple double”, me 29 pikë, 11 kërcime e 10 asiste, mbështetur nga Rivs me 26 pikë.
Humbjen e parë pësoi këtë sezon edhe San Antonio, që u mposht 130-118 nga Feniksi. Devin Buker me 28 pikë u dallua për vendasit. Ekipi i Klivlend, falë 37 pikëve të Donovan Mitçellit, mundi 117-109 Atlanta.
NBA-Rezultatet
Oklahoma – Nju Orlins, 137-106
Bruklin – Filadelfia, 105-129
Sharlot – Juta Xhaz, 126-103
Klivlendi – Atlanta, 117-109
Toronto – Memfisi 117-104
Nju Jorku – Çikago, 128-116
Feniksi – San Antonio, 130-118
Lejkers – Majami, 130-120
The post Oklahoma pa asnjë humbje, fitojnë Lejkers dhe Feniks appeared first on Alsat.
