Vjen fitorja e tretë radhazi për kampionët e Oklahoma, të cilët triumfuan 116-108 në fushën e Çikagos. Vendimtar stoli i skuadrës mike, nga ku erdhën 48 pikë. Pa probleme fiton Majami, që mposhti 124-98 Bruklinin, ndeshje ku u dallua dyshja Adebajo-Herro me 45 pikë.

Fitorja e tretë radhazi edhe për Lejkersat, që mundën 110-101 Nju Orlinsin. Të gjithë titullarët te Lejkersi realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Donçiç me 27 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e Nju Jorkut, forca e tretë në Lindje, që mundi 111-95 Toronton (Brunson 26 pikë).

Vijojnë paraqitjet e mira të San Antonio, që triumfuan 131-91 në fushën e Filadelfia. Tetë lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen skuadra e Detroitit, që u mund 113-109 nga Klivlendi (Tajson 22 pikë), por Pistons vazhdojnë të kryesojnë në Lindje.

 

NBA-Rezultatet

Sharlot – Dallasi, 117-90

Klivlendi – Detroit, 113-109

Orlando – Uashingtoni, 126-109

Majami – Bruklini, 124-98

Toronto – Nju Jork, 95-111

Çikago – Oklahoma, 108-116

Minesota – Memfis, 117-110

Filadelfia – San Antonio, 91-131

Lakers – New Orleans, 110-101

Sacramento – Phoenix, 103-114

The post Oklahoma vazhdon marshimin, fitore për San Antonion, Nju Jorkun dhe Lejkersin appeared first on Alsat.