Mungesa e Victor Osimhen në sfidën Juventus-Galatasaray është një mundësi reale. Arsyeja, ndryshe nga sa u komunikua fillimisht nga klubi turk, para ndeshjes me Konyasporin, nuk lidhet vetëm me gjendjen fizike. Sipas gazetës turke “Hurriyet”, ish-sulmuesi i Napolit mund të mungojë edhe në ndeshjen e Champions League për shkak të problemeve ekonomike.
Gazeta shpjegon se Osimhen i ka thënë trajnerit Okan Buruk se ndien dhimbje në gjurin e djathtë dhe nuk është stërvitur as të dielën, ndaj nuk u grumbullua për ndeshjen e kampionatit. Megjithatë, prapa situatës qëndron edhe pakënaqësia për pagat e papaguara të muajve janar dhe shkurt, çka ka krijuar tension te lojtari.
Sidoqoftë, “Hurriyet” thekson se sulmuesi pritet të rikthehet në Champions, një ndeshje shumë e rëndësishme edhe financiarisht për Galatasaray. Osimhen është lojtari më i paguar në Superligën Turke, me 15 milionë euro neto në sezon, që me bonuset mund të arrijnë deri në 21 milionë euro.
The post Osimhen mes dëmtimit dhe problemeve me pagat, rrezikon të mungojë ndaj Juventusit appeared first on Telesport.
