Në prag të protestës së studentëve me kërkesë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, përcjell TV21. Osmani ka kritikuar premtimet e qeverisë aktuale që për çështjen në fjalë të kërkohet zgjidhje e re ligjore, sipas tij, çështja është e rregulluar me Ligjin për Gjuhët.

Në lidhje me: VLEN: BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve, ata e kanë lënë këtë problem

“Edhe një rikujtim: gjatë negociimit të Ligjit për Gjuhët, një kohë të gjatë na e mori neni që në fund u bë pjesë e ligjit, sipas të cilit të gjitha ligjet tjera i nënshtrohen rregullave të ligjit për gjuhët. Andaj, çdo tentim që me zgjidhje të veçanta të rregullohen çështje të veçanta e pezullon fuqinë kryesore të ligjit, universalitetin e tij”, shkruan Osmani.