Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Epopeja e UÇK-së dëshmoi se kur një popull vendos të jetojë i lirë, asnjë forcë nuk mund ta ndalë atë.
Në seancën solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Osmani tha se rezistenca e familjes Adem Jashari në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998 i dha drejtim të ri historisë së Kosovës, raporton KosovaPress.
Ajo theksoi se komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën sakrificën përpara përkuljes dhe lirinë para frikës.
“Marsi që në mitologjinë e lashtë simbolizonte luftën dhe guximin, ishte muaji i përballjeve të cilat vendosen drejtimin e historisë sonë. Pikërisht me 5,6 dhe 7 mars 1998 në zemër të Prekazit historia jonë morri drejtim të ri. Këtu qëndresa, sakrifica, heroizmi dhe e ardhmja jonë në një vend. Në vendet e Kullave në Prekaz qëndroi komandanti legjendari i UCK-së, Adem Jashari bashkë me gjithë familjen e tij, duke zgjedhur sakrificën përpara përkuljes. Ata zgjodhën lirinë para frikjes, e mbi të gjitha zgjodhën nderin para jetës. Në ato tre ditë Marsi u bë muaji i Epopesë dhe sakrificës që ringjalli një komb të tërë. Familja Jashari u bë kala, ndërkaq kullat e tyre u bënë flamur i përhershëm i lirisë tonë. Sot kur kujtojmë 5,6 dhe 7 marsin, kujtojmë momentin kur Kosova vendosi mos të jetojë e gjunjëzuar…Nga Prekazi nisi orteku i lirisë që nuk u ndal më, nisi një frymë që u përhap në çdo fshat e qytet, nisi një betim se kjo tokë nuk do të nëpërkëmbej. Epopeja është epike sepse buroi nga populli, nga pragu i kullave në Prekaz. E tillë ishte e gjithë UCK, sepse pikërisht buroi nga populli. Dhe lufta që e bëri ishte jo vetëm e drejtë, por edhe e domosdoshme dhe do të mbrojmë për sa të jetë jeta”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se familja e Adem Jasharit nuk është vetëm simbol i flijimit, por edhe dinjitetit të lartë shtetëror.
Osmani: Adem Jasharit nuk është vetëm simbol i flijimit, por edhe dinjitetit të lartë shtetëror
Video:
“Sot kur përmendim emrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar, dhe gjithë familjes Jashari kemi në mendje frymën dhe thirrjen që na kujton se liria asnjëherë nuk është dhuratë, por është sakrificë. Shteti është përgjegjësi, dhe flamuri që e personifikon atë është amanet. Familja e Adem Jasharit nuk është vetëm simbol i flijimit, por edhe dinjitetit të lartë shtetëror. Me heshtje finsike dhe me qëndrim të palëkundur, familja Jashari vazjdon të jetë aty ku e vendosi historia, në piedestalin më të lartë të sakrificës për atdheun”, u shpreh Osmani.
Osmani theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, ndërsa përmendi edhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë për Kosovën.
“Epopeja na mëson se kur një popull vendos të jetojë i lirë, asnjë forcë nuk mund të ndalë atë. Lufta e UCK-së, lufta e Jsharajve nuk ishte vetëm beteje e një populli, ajo u mbështet edhe nga miqtë tanë anë kënd globit. Nga SHBA-të tek aleatët tanë evropianë e shumë shtete tjera demokratike, ato qëndruan në krah të Kosovës duke na dhënë mbështetje në momentet më të rënda…Me kujtimin e heronjve dhe të kaluarës sonë, me kujtimin e gjithë martireve që ranë e u flijuan për lirinë tonë, ne afirmojmë edhe të ardhmen. Kosova ka mësuar se liria kërkon vizion, vendosmëri dhe mbrojtje të vazhdueshme. Secili qytetar i joni është partner i këtij projekti kombëtar. Çdo vendim i drejtë dhe i mençur forcon themelet e shtetit tonë. Prandaj kemi detyrimin kombëtar e moral ta transformojmë kujtesën tonë historike në vizion politik e zhvillimor, në Kosovë të fuqishme ku vendimmarrja strategjike dhe integriteti institucional sigurojnë prosperitetin e brezave që vijnë pas nesh. Ky është amaneti i epopesë së UÇK-së”, ka thënë Osmani.
The post Osmani: Epopeja e UÇK-së dëshmoi se kur një popull vendos të jetojë i lirë, askush nuk mund ta ndalë appeared first on Alsat.
