-Jemi duke e informuar komunitetin ndërkombëtarë në detaje, me pasojat, me atë që ndodhë, tha në Daily Click në TV21 Bujar Osmani duke e e komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e kërkesës për deklarim të përkatësisë etnike, që solli edhe shfuqizimin e Balancuesit.
“Jemi duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar për pasojat, për shkak se është e natyrshme që sensibiliteti i komunitetit ndërkombëtarë mbi Marrëveshjen e Ohrit 20 vite pas edhe ka rënë, janë këto gjenerata të reja të diplomatëve të cilët nuk kanë qenë dëshmitarë të rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut, ku kemi qenë ne si shtet para 22 viteve, para MO-së dhe ku jemi sot, ku kanë qenë shqiptarët dhe ku janë sot dhe si kanë mbërri deri këtu dhe cili është rreziku nga deformimi i këtyre dinamikave”, theksoi mes tjerash Osmani.
