Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani ka vizituar Ansamblin “Ibe Palikuqi”. Osmani thotë se organizatat kulturore dhe artistike do të kenë vend të veçantë në agjendën e tij.

“Sot bashkë me aktivin e AKI-së, ishim pranë AKV “Ibe Palikuqi”, një ansambël i shquar që prej dekadash mban gjallë shpirtin folklorik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ky ansambël, me pasion e përkushtim të jashtëzakonshëm, ka kultivuar valle e muzikë popullore, duke i dhënë peshë të madhe artit dhe kulturës sonë kombëtare. “Ibe Palikuqi” është shembull se si dashuria për artin dhe traditën bëhet urë lidhëse mes brezave. Organizatat kulturore dhe artistike do të kenë vend të veçantë në politikën dhe agjendën tonë. Sepse kultivimi i artit, promovimi i vlerave tona folklorike dhe ngritja e ansambleve kombëtare janë pasuri e pavdekshme që duhet ruajtur dhe forcuar”, ka shkruar Osmani.