Pa ujë për momentin është një pjesë e Çairit, njoftuan sot në mëngjes nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Shkaku ishte një defekt rrugor, ndërsa është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve “Albert Staniq” dhe “Josif Mihajllov”.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
