Cole Palmer ka zbuluar pesëshen e tij të ëndrrave pa Cristiano Ronaldon; zgjedh ish-yllin e Premier League që luajti për herë të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka zgjedhur ekipin e tij të ëndrrave, duke e mbajtur Cristiano Ronaldon jashtë pesëshes. 23-vjeçari zgjodhi çuditërisht ish-mesfushorin e Premier League, Ravel Morrison, një dështim në kampionatin anglez.
Ylli anglez zgjdhi Thibaut Courtois, Lionel Messi, Neymar dhe veten në ekipin e tij së bashku me Morrison.
Ja videoja e mesfushorit sulmues të Chelseat që zbulon pesëshen e tij të ëndrrave:
Cole’s five-a-side team! 😎 pic.twitter.com/qh2vzH8fhz
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 2, 2025
Ravel Morrison ishte një nga shumë djemtë e talentuar dhe shumë të vlerësuar që nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë. Ai kaloi nëpër radhët e të rinjve të Manchester United, por luajtir vetëm tre ndeshje për Djajtë e Kuq.
Gjatë karrierës së tij, ai luajti vetëm 18 herë në total në Premier League për Sheffield United dhe West Ham United. Ai pati një karrierë të gjatë duke luajtur në Itali, Suedi, SHBA, Meksikë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai luan për herë Precision FC në Ligën e Divizionit të Dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndërsa përfaqësoi Anglinë në nivelin e të rinjve, ai dështoi të bëhej pjesë e ekipit të parë dhe zgjodhi të luante për Xhamajkën, ku luajti 21 ndeshje.
The post Palmer zbulon pesëshen e ëndrrave, zgjedh dështimin e Premier League para CR7 (Video) appeared first on Telesport.