Mes thashethemeve për një largim të mundshëm nga Chelsea, sulmuesi anglez Cole Palmer ka marrë një qëndrim, duke mos lënë vend për interpretim. Ylli i “blues” ka përjashtuar çdo mundësi largimi, pavarësisht interesit në rritje nga Manchester United.
I lidhur me Chelsea me një kontratë deri në vitin 2033, sulmuesi i bëri të qarta mendimet e tij: “Manchester është shtëpia ime, e gjithë familja ime jeton atje, por nuk më mungon. Nuk kam plane të largohem nga Chelsea“.
Palmer ka shprehur gjithashtu besim në projektin e klubit, aktualisht pa trajner. Anglezi zbuloi se ka marrë siguri nga pronarët për investimet e ardhshme të klubit, që synon kualifikimin në Champions League.
“Nëse mund të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve, do të jemi në një pozicion ideal për të tërhequr lojtarët e duhur. Pronarët besojnë në rrugën përpara dhe përforcimet e nevojshme për t’u rritur“, deklaroi Palmer.
The post Palmer zbulon të ardhmen e tij: Manchester është shtëpia ime, por s’kam plane të iki nga Chelsea appeared first on Telesport.
