Pas humbjes së Real Madrid në derbin kundër Atletico Madrid dhe kritikave të ashpra të José Mourinho ndaj gjyqtarit në konferencën për shtyp, kanë dalë në pah komente të tjera, këtë herë nga Jude Bellingham, të drejtuara zyrtarit të ndeshjes.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mesfushorin anglez teksa largohet nga fusha dhe i drejtohet gjyqtarit spanjoll me këto fjalë: “O Zot, çfarë turpi. Dy kartonë të kuq, dy kartonë të kuq! Bir kurve.”
Pyetja që të gjithë po bëjnë është pse nuk iu dha karton i kuq Bellingham. Mesfushori i bërtiti këto fyerje nga një distancë ku gjyqtari nuk mund t’i dëgjonte.
Askush nuk e vuri re përveç tifozit që e filmoi të gjithë skenën me celular dhe e publikoi në internet. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
The post Pamjet filmike kundër Bellingham, anglezi shpërthen ndaj gjyqtarit: Bir ku*ve, çfarë turpi! appeared first on Telesport.
