Papa Leoni XIV sot i hodhi poshtë kritikat e ashpra që presidenti amerikan Donald Trump i kishte drejtuar atij pas deklaratave për luftën e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke theksuar se thirrjet e Vatikanit për paqe dhe pajtim janë thellësisht të rrënjosura në Ungjill dhe se ai nuk frikësohet nga administrata e Trump.
“Ta vendosësh mesazhin tim në të njëjtin nivel me atë që presidenti është përpjekur të bëjë këtu, mendoj se nuk tregon kuptim të mesazhit të Ungjillit”, tha Papa, duke shtuar se i vjen keq për këto komente, por se do të vazhdojë misionin që e konsideron si detyrë të Kishës në botën e sotme.
In response to a personal attack by President Donald Trump the night before, Pope Leo told journalists on the papal plane to Algeria:
“I have no fear of the Trump administration or speaking out loudly of the message of the Gospel, which is what I believe I am here to do, what pic.twitter.com/zV6FuacGSM
— Courtney Mares (@catholicourtney) April 13, 2026
Papa i parë i lindur në SHBA theksoi se thirrjet e tij të përgjithshme për paqe dhe kritikat ndaj “iluzionit të gjithëfuqisë” nuk janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj Trumpit, por një vërejtje mbi faktorët që nxisin konfliktin në Iran dhe në luftërat e tjera në mbarë botën.
Trump më herët kishte reaguar ashpër në rrjetet sociale dhe para gazetarëve, duke thënë se kreu i Kishës Katolike “nuk po e bën mirë punën e tij”, se është “shumë liberal” dhe se duhet “të ndalojë së përkëdheluri të majtën radikale”.
Ai gjithashtu publikoi një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale ku paraqitej me një aureolë shenjtori dhe veshje biblike. Kjo përshkallëzim ndodh në një moment armëpushimi të brishtë, ndërsa Papa, i cili sot mbërriti në Algjeri, deklaroi se Zoti “nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon sepse duart e tyre janë të mbushura me gjak”.
