Temperaturat e verës po vazhdojnë edhe në ditët e para të shtatorit, ndërsa për nesër, 8 shtator, meteorologët paralajmërojnë një tjetër ditë të nxehtë. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka aktivizuar alarm meteorologjik për temperaturat e larta që priten në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve, në të gjitha rajonet temperaturat do të arrijnë vlera që janë në zonën paralajmëruese. Për këtë arsye, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes, veçanërisht gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, kur rrezatimi diellor është më intensiv.

Nga DPHM rekomandojnë shmangien e qëndrimit të gjatë në diell të drejtpërdrejtë gjatë periudhës së temperaturave më të larta, konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve dhe marrjen e masave të përshtatshme për mbrojtje nga moti i nxehtë.

Vëmendje e veçantë u rekomandohet të moshuarve, fëmijëve dhe personave më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Alarmi meteorologjik është aktivizuar në fillim të javës së dytë të shtatorit, ndonëse kalendarikisht po afrohet fillimi i vjeshtës. Megjithatë, kushtet e motit veror ende vazhdojnë në të gjithë vendin.