Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria mbetet në projeksionet për rritje ekonomike mbi 3,5 për qind, duke theksuar se në tremujorin e parë është shënuar rritje reale prej 3,1 për qind, respektivisht 3,3 për qind sipas vlerave të harmonizuara dhe sezonale. Ai shtoi se Maqedonia aktualisht renditet ndër vendet me performancën më të mirë në Evropë në raport me bruto prodhimin vendor.

“Ne mbetemi te ato projeksione që i kishim, se rritja do të jetë mbi 3,5 për qind. Duke pasur parasysh se në tremujorin e parë arritëm rritje reale prej 3,1 për qind, ndërsa me vlera të harmonizuara 3,3 për qind, vlera të harmonizuara sezonale 3,3%, që në raport me bruto produktin vendor paraqet një nga më të mirat në Evropë në këtë moment. Sa do që disa individë duan ta shtrembërojnë të vërtetën ose ta paraqesin në mënyrë satirike gjithë këtë. Por për ta kam një lajm të keq: Maqedonia po përshpejton, Maqedonia po fiton dhe Maqedonia, si shumë herë në histori, do të fitojë”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.