Simone Inzaghi ka filluar aventurën e tij në Arabinë Saudite si trajner i Al Hilal, një fillim i ri pas ciklit që përfundoi me Inter-in me humbjen në finalen e Champions League.

Ambienti është krejtësisht i ndryshëm nga Italia dhe ish-trajneri i zikaltërve po ambientohet pak nga pak, madje edhe me mbështetësit e tij që bëjnë profecitë më të çuditshme.

Kjo është ajo që i ndodhi në ditët e fundit: një burrë iu afrua për t’i dhënë një dhuratë fatsjellëse për fillimin e punës së tij të re dhe parashikoi sukses të madh për të në Kupën e Botës për Klube.

Inzaghi e pranoi me kënaqësi dhuratën edhe pse dukej i hutuar gjatë gjithë kohës para tifozit që përpiqej t’i fliste në spanjisht për t’u kuptuar.

Burri dukej se ishte një mbështetës i zjarrtë i klubit dhe gjithashtu mjaft optimist, aq sa i bëri dy profeci Inzaghi-t duke folur në spanjisht: së pari i uroi që të bëhej trajneri më i mirë në historinë e klubit, pastaj i parashikoi fitoren kundër Real Madridit dhe gjithashtu triumfin në Kupën e Botës për Klube.

Trajneri qëndroi duke buzëqeshur, pak i hutuar nga ajo që po ndodhte. Pastaj bëri një foto me tifozin dhe e falënderoi në italisht para se të largohej.

Një takim i veçantë për Inzaghin, i cili po bën hapat e tij të parë brenda botës saudite, një realitet i largët nga jeta e tij e mëparshme me të cilin do të duhet të mësohet përpara se të tregojë vlerën e tij në fushë gjatë ndeshjeve.

The post Parashikimi i bujshëm i tifozit befason Inzaghi-n (Video) appeared first on Telesport.