Moti sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me kushte mjegulle ose vranësira të ulëta. Nga mesdita do të ketë reshje të herëpashershme të shiut në perendim të vendit, ndërsa në viset malore do të bie borë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë.
Në Shkup nga mesdita do të mbajë mot mesatar dhe i vranët me kushte për reshje të shkurtra shiu në pjesë të luginës. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë.
