Moti sot në mëngjes do të jetë kryesisht i vranët dhe me mjegull, ndërkaq gjatë ditës do të ketë reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, nesër dhe gjatë fundjavës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Të dielën në zonat malore dhe në disa vende më të larta në pjesët veriore reshjet do të jenë nga bora.