Kryesisht mot me re dhe i qetë, pasdite dhe gjatë natës me kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.
Në Shkup, kryesisht mot me re me periudha të shkurtra me diell dhe kushte për paraqitje të shiut të dobët lokal. Do të fryjë erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë.
