Paraditen e sotme pritet që të jetë mot më i ftohtë dhe në disa lugina do të ketë edhe mjegull.

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -6 deri në 1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë.