Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë.

Në Shkup, në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 37 gradë.

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Alsat.