Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e të gjitha automjeteve private që të shkojnë në drejtim të parkut “Gërmia” në Prishtinë, nesër, më 01.05.2025.
Siç thuhet në njoftim, ndalimi i qarkullimit në këtë ditë është bërë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Në njoftim theksohet se të drejtë qarkullimi kanë vetëm autobusët e linjës 4 të NPL ‘Trafiku Urban’, automjetet e Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it.
Po ashtu të drejtë qarkullimi në këtë ditë kanë edhe automjetet e Emergjencës, të KRM ‘Pastrimi’ dhe NLP ‘Gjelbër’ si dhe të inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të tjera të lejuara.
“Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4”- thuhet tutje në njoftimin e datës 30.04.2025.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e të gjitha automjeteve private që të shkojnë në drejtim të parkut “Gërmia” në Prishtinë, nesër, më 01.05.2025. Siç thuhet në njoftim, ndalimi i qarkullimit në këtë ditë është bërë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në njoftim theksohet se të drejtë qarkullimi kanë vetëm autobusët e linjës 4 të NPL ‘Trafiku Urban’, automjetet e Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it. Po ashtu të drejtë qarkullimi në këtë ditë kanë edhe automjetet e Emergjencës, të KRM ‘Pastrimi’ dhe NLP ‘Gjelbër’ si dhe të inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të tjera të lejuara. “Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4”- thuhet tutje në njoftimin e datës 30.04.2025.
