Ndeshja përmbyllëse e javës së 25-të në Abissnet Superiore u luajt në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Partizanit, ku në fund fituan të kuqtë 1-2. Vlonjatët e nisin shumë mirë takimin duke gjetur avantazhin në minutën e 8-të me golin nga distanca të Erald Maksutit.
Barazimi i të kuqve do të vinte në fund të pjesës së parë nga Sidibe, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po nga vetë ai, pas një kontakti në zonë dhe pas ndërhyrjes së VAR, u dha 11-metërshi për të kuqtë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Partizani e nis shumë mirë pjesën e dytë, ku sërish Sidibe gjen golin e dytë pas gabimit të pafalashëm të Eric Veiga. Në minutën e 72-të pati penallti për Flamurtarin, por goditja e Herald Markut ndalet nga Pano Qirko. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund.
Partizani fiton 1-2 dhe merr fitoren e tretë rresht, duke barazuar Dinamon e vendit të 4-të me 36 pikë. Flamurtari mbetet në fund me 20 pikë.
The post Partizani me fitore të madhe në Vlorë, rihapet gara për “Final Four”. Flamurtari nuk lëviz nga fundi (video) appeared first on Telesport.
