Partizani u ngushëllua me finalen e vogël për vendin e tretë duke kapur podiumin e Superiores pasi fitoi derbin ndaj Laçit.
Bregu realizoi fillimisht për Dinamon. Partizani reagoi, kur mendohej se çdo gjë do ishte e lehtë për dinamovitët.
Debutuesi Tedi Malaj, 17 vjeç, vendosi baraspeshën. Sulmuesi Gudjufi përmbysi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Dinamo u tregua e pafuqishme për t’i shënuar portierit Tahri.
Dhe pse luhej për vendin e tretë, nuk ndryshon asgjë në llogaritë përfundimtare. Kjo pasi të dyja skuadrat kishin siguruar Europën me mbylljen e sezonit të rregullt.
Glen Daja zëvendësoi Ilir Dajën e pezulluar nga Disiplina. Dinamo nuk u kursye në këtë ndeshje duke luajtur me titullarët e përdorur gjatë sezonit.
Në anën tjetër trajneri Gega preferoi rotacionin nga përballja e fundit me Egnatian. Te Partizani debutuan plot gjashtë lojtarë. Tahri, Himallari, Malaj, Çipi, Ogunleje dhe Vata provuan emocionet e derbit nga porta në sulm.
The post Partizani ngushëllohet me finalen e vogël, fiton derbin edhe me golin e një adoleshenti (Video) appeared first on Telesport.
