Kërkime të përbashkëta, mbështetje për startup-e, zhvillim i sipërmarrësisë studentore dhe përfshirja e të rinjve në projekte reale, kjo është vetëm një pjesë e asaj që parashikon memorandum bashkëpunimi i nënshkruar në Qeveri midis Agjencisë INOVA dhe universiteteve.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të krijojmë një sistem ku kërkimi do të rezultojë me zgjidhje, njohuria me vlerë, dhe idetë me histori të suksesshme. Ky partneritet do të nënkuptojë aktivitete konkrete, studentët nga bankat e shkollës të hyjnë në kompani, mbështetje të iniciativave startup brenda universiteteve, zhvillim të infrastrukturës së inovacionit, transfer më të mirë të teknologjive dhe lidhje më të fortë me sektorin e biznesit”, tha Daniela Dimovska – drejtore e INOVA.

Memorandumi në praktikë përfaqëson thellimin e bashkëpunimit midis akademisë, institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

 “Besoj se fuqizimi i këtij partneriteti është rruga e duhur për të ndërtuar një sistem arsimor më cilësor të lartë, për të krijuar më shumë mundësi për arritje shkencore dhe teknologjike dhe për të zhvilluar staf që do të jetë konkurrues dhe i përgatitur për t’u përballur me sfidat bashkëkohore”, u shpreh Vesna Janevska – ministre e Arsimit.

Sipas kryeministrit, thellimi i bashkëpunimit do të kontribuojë në projekte dhe kërkime të reja, duke krijuar zgjidhje me shembuj realë.

 “Në këtë mënyrë krijohen kushtet për të mbajtur talente të rinj dhe për pjesëmarrje aktive në zhvillimin e ekonomisë maqedonase. Pres që përmes aktiviteteve të përbashkëta të përmirësohet ekosistemi inovativ dhe teknologjik. Do të nxiset shpirti sipërmarrës te të rinjtë dhe do të krijohen mundësi të reja për rritje dhe zhvillim”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Në nënshkrimin e memorandumit morën pjesë edhe rektorë, profesorë universitarë nga njëra anë, si dhe përfaqësues të institucioneve nga ana tjetër.