Erzina ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u diskutua për marrëdhëniet pas ndarjes dhe mundësinë që ish-partnerët të mbeten miq.

Gjatë debatit me panelin dhe këngëtaren Rozana Radi, ajo tha se nëse një lidhje ka përfunduar dhe çifti nuk ka fëmijë bashkë, nuk sheh arsye për të ruajtur një miqësi të afërt me ish-partnerin.

Sipas Erzinës, respekti mund të mbetet edhe pas ndarjes, por komunikimet e vazhdueshme nuk kanë kuptim kur marrëdhënia ka marrë fund. Ajo shtoi se një përshëndetje rastësore është normale, ndërsa bisedat e shpeshta apo mesazhet personale nuk janë të nevojshme.

Erzina theksoi se situata ndryshon kur në mes ka fëmijë, pasi në ato raste komunikimi mbetet i domosdoshëm për shkak të përgjegjësive prindërore.

Me qëndrimin e saj u pajtua edhe Rozana Radi, e cila tha se një histori përfundon për arsye konkrete dhe se nuk është gjithmonë e nevojshme të ruhet afërsi me një ish-partner.

The post Partnerja e MC Kreshës flet për ish-partnerën: Duhet të jenë miq, s’paku appeared first on Veriu.info.