Pas 12 vitesh në Kodrën e Diellit organizohet Kupa e Sharrit në skijim, edicioni i 41. Në këtë garë pjesëmarrës janë 37 skiatorë nga Maqedonia dhe vendet e rajonit. E në mesin e tyre janë edhe 5 garuese femra.
“Edicioni e 41 të Kupës së Sharrit mbahet gara në Sllallom dhe kjo është edhe gara e Ligës së Parë në Maqedoni dhe në fillim u paraqitën pesë garues në kategorinë e femrave dhe 31 garues në kategorinë djemve”, tha Branisllav Llazarevski – Federata e Skijimit të Maqedonisë.
Nënkryetari i federatës së skijimit Dradan Dehari, thotë se gjithçka ka shkuar në bazë të planit, vetëm se pista është bërë më lartë shkaku i mungesës së borës.
“Sapo mbaroi lëshimi i parë i garës, kushtet ishin të gjithë në rregull. Plani ishte që caku i garës të jetë më poshtë shkaku i publikut, por nga mungesa e borës i detyruam që ta çojmë më lartë shtegun dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Mendoj se shumica e garuesve e kanë kryer edhe lëshimin e parë dhe shpresojmë se edhe lëshimin e dytë do e kryejnë me sukses”, deklaroi Dardan Dehari – nënkryetar i Federatës së Skijimit.
Nga Qendra e skijimit “Kodra e Diellit”, thonë se ata në këtë edicion i kanë asistuar në organizim dhe u kanë dhënë të gjithë pajisjet e nevojshme që organizimi të shkoj si duhet.
“Ne i kemi mirëpritur organizatorët e këtij turneu dhe ju kemi dhënë asistencë në të gjithë nivelet dhe u kemi dhënë asistencë me të gjithë makineritë dhe të gjitha pajisjet që të zhvillohet më mirë Kupa e Malit Sharr”, u shpreh Abdylgani Aliji – drejtor i Kodrës së Diellit.
Fituesi i turneut tradicionalisht, përpos që fiton një kupë, bashkë me të merr edhe një këlysh të Sharrit si kafshë autoktone e Sharrit.
