Ditën e sotme, Barcelona zyrtarizoi transferimin e Karim Adeyemi për 22 milionë euro nga Borussia Dortmund plus 7 milionë euro të tjera bonuse.

Ndërkohë, mediet pranë klubit katalanas zbulojnë cili do të jetë transferimi i radhës. Bëhet fjalë për Joao Cancelo. Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur përfundimisht të paguajnë shifrën e kërkuar nga Al-Hilal dhe të sigurojë shërbimet e anësorit portugez në formë përfundimtare.

Cancelo i bindi të gjithë me paraqitjet e tij në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ku ishte i huazuar. Kosto e transferimit të Joao Cancelo pritet të jetë 10-12 milionë euro, duke ditur që portugezi është në vitin e fundit të kontratës aktuale me klubin saudit dhe ky i fundit nuk dëshiron ta humbë si lojtar të lirë, një vit më pas.

The post Pas Adeyemi, Barcelona ka gati transferimin e radhës por nuk është Julian Alvarez appeared first on Telesport.