Pasi transferoi Jonathan David si lojtar i lirë dhe Edon Zhegrovën për 20 milionë euro, Juventus po përgatitet të “peshkojë” sërish te Lille.

Objektivi i radhës i bardhezinjve është Ayyoub Bouaddi, vetëm 17 vjeç, por që konsiderohet si një lojtar i ri me të ardhme të madhe. Pavarësisht moshës së re, Bouaddi ka fituar vendin e titullarit te Lille dhe ka treguar një nivel shumë të mirë.

Përveç Juventusit, për Bouaddi-n ka interes edhe nga Chelsea dhe Arsenal. 17-vjeçari është pjesë e Francë U21 dhe shumë shpejt pritet të bëjë debutimin me kombëtaren e madhe franceze.

The post Pas David dhe Zhegrovës, Juventus hidhet në “sulm” edhe për yllin tjetër të Lille appeared first on Telesport.