Barcelona është duke udhëhequr 2-0 ndaj Levante, pas 45 minutave të para në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Katalanasit gjetën golin shumë shpejt që në minutën e 3-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Eric Garcia, ishte 18-vjeçari Marc Bernal që shtyu topin në rrjetë. Goli i dytë për të në këtë sezon në kampionat.

Në minutën e 32-të, ishte Frenkie de Jong që dyfishoi shifrat për Barcelonën, pas asistit të Joao Cancelo. Asisti i parë për protugezin pas rikthimit në janar te katalanasit, për De Jong është goli i parë pas më shumë se një viti. Hera e fundit që holandezi shënonte në kampionat për Barcelonën ishte në janar 2025. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për katalanasit.

SHIKOGOLAT

 

The post Pas disfatës të Realit, Barcelona bën detyrën ndaj Levante. Vendosin golat e 18-vjeçarit dhe De Jong (video) appeared first on Telesport.