Manchester United pritet të jetë shumë aktiv gjatë kësaj merkatoje. “Djajtë e Kuq” kanë siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri, që është Ederson nga Atalanta. Zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt, por tashmë është arritur çdo gjë mes palëve.
Përforcimi i dytë që trajneri Michael Carrick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit është Lewis Hall, sipas asaj që zbulon Caughtoffside. Mbrojtësi i ri i anglez shihet si një investim afatgjatë për krahun e majtë të mbrojtjes.
Megjithatë, largimi i 21-vjeçarit nuk do të jetë aspak i lehtë nga Newcastle dhe jo më pak se shifra 70 milionë euro. Vetë lojtari duket se ka dhënë “ok” e tij për transferimin drejt United, shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve.
The post Pas Ederson, Man. United bën gati 70 milionë euro për krahun e majtë të mbrojtjes appeared first on Telesport.
