Sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappe, ka deklaruar se skuadra nuk do të dorëzohet pavarësisht rezultateve zhgënjyese.
“Los Blancos” rrezikojnë ta mbyllin edhe këtë sezon pa trofe, pas eliminimit nga UEFA Champions League dhe Copa del Rey.
Gjithashtu, madrilenët ndodhen nëntë pikë pas liderit FC Barcelona në kampionat.
Pas humbjes ndaj Bayern Munich, Mbappe reagoi për herë të parë publikisht.
Ai e pranoi se eliminimi është një zhgënjim i madh për skuadrën dhe tifozët.
Megjithatë, sulmuesi francez u shpreh i bindur se ekipi do të rikthehet më i fortë.
Mbappe u premtoi tifozëve se trofetë nuk do të mungojnë për shumë gjatë në “Santiago Bernabeu”.
“Provuam deri në fund, por nuk ishte e mjaftueshme. Është zhgënjim i madh të eliminohemi nga një kompeticion shumë i rëndësishëm, por duhet të shohim përpara. Duhet ta shikojmë vetën shumë për t’iu larguar këtij zhgënjimi sërish. Nuk do të dorëzohemi kurrë. Në Madrid, dështimi nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë ndonjë opsion. Por, ju premtoj një gjë: Do të nisim të fitojmë sërish dhe së shpejti”, shkruan Mbappe në Instagram.
