Drita e mposhti në udhëtim Shelbourne me rezultat 0-1, sfidë ku dallimin e bëri goli nga distanca i Almir Ajzerajt.
Me këtë fitore, Drita ka marrë edhe plot 400 mijë euro nga UEFA, e më e bukura që kjo është vetëm triumfi i parë në Ligën e Konferencës, ku kanë mbetur edhe pesë xhiro derisa të mbyllet faza e ligës.
Drita kishte fituar edhe 266 mijë euro në dy xhirot e para shkaku që kishte arkëtuar dy pikë (pra në dy barazime). Kësisoj, Drita po i afrohet gjithnjë e më afër një avancimi së paku në play-off, ku do të merrte edhe plot 300 mijë euro tjera.
Aktualisht, Drita ka pesë pikë ndërsa në xhiron e radhës në kuadër të Ligës së Konferencës do ta presë skuadrën shqiptare, Shkëndija.
The post Pas fitores në Dublin, KF Drita shton arkën me edhe 400 mijë euro appeared first on Alsat.

