Marc Márquez është një hap larg titullit të tij të nëntë botëror në garat e motociklizmit (i gjashti në MotoGP, pasi një në 125cc dhe një në Moto2). Por, dy vjet më pare, ai ishte pranë daljes në pension.

Vetë kampioni spanjoll e pranon këtë, pasi e ka rinisur karrierën e tij me Ducati dhe pmund të shpallet kampion në garën e ardhshme në Japoni. “Dy vjet më parë, nuk e imagjinoja kurrë se do të isha në këtë formë. Jam këtu sepse e shijoj veten, dhe mënyra se si e shijoj veten është duke fituar”, tha Marquez.

Tani po fitojmë shumë, kështu që për këtë arsye ndihem i qetë dhe shumë i sigurt. E  di, falë përvojës se gjithçka mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën“, tha piloti 32-vjeçar spanjoll.

Momenti më i vështirë ishte kur u ktheva në vitin 2021, po garoja dhe nuk ndihesha mirë. Krahu im po më jepte një ndjesi të çuditshme, më dhembte dhe nuk kisha motivim për të vazhduar. Isha afër daljes në pension”, shtoi Marquez.

Në vitin 2024, ai u bashkua me ekipin Gresini me vëllain e tij Alex: “Nëse nuk do të kisha qenë konkurrues atë vit me Gresini, karriera ime do të kishte mbaruar. Largimi nga Honda dhe bashkimi me një ekip si Gresini si transferim i lirë vetëm për të provuar veten konkurrues ishte një sfidë e madhe, në të cilën mora shumë rreziqe”.

The post “Pas operacioneve doja të tërhiqesha nga sporti, tani jam pranë titullit kampion” appeared first on Telesport.