“Sa për ironi, zv kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai nuk paraqitet në punë. Nga Qeveria pa përgjigje konkrete, ata thonë se pyetjet tona duhet t’i adresojmë direkt te Arben Fetai.”
“Si trup kolektiv, Qeveria funksionon pa pengesa dhe me kapacitet të plotë. Lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me angazhimin në punë, ju udhëzojmë që direkt t’i adresoni te Arben Fetai”, deklaruan nga Qeveria.
*Qeveria funksionon pa pengesa dhe me kapacitet të plotë
*Lidhur me angazhimun në punë, ju udhëzojmë që direkt t’i adresoni te Arben Fetai
Alsat kërkoi sqarim nga Arben Fetai nëse janë të vërteta këto pretendime, por nuk morëm përgjigje.
Rebelimi i Arben Fetait, vjen pas papajtueshmërive të tij me liderët e VLEN-it, ndërsa është një nga emrat më të përfolur që mund të përfshihet në rikonstruimin e Qeverisë në qershor. Përndryshe, Arben Fetai dhe Azir Aliu u ndanë nga Arben Taravari në maj të vitit 2025 kur ky i fundit braktisi Qeverinë dhe përfundoi në koalicion me BDI-në./Alsat.mk.
