Pas shumë luhatjeve deri tani këtë sezon, Manchester City i ka shpresat te merkato e janarit. Pas Antoine Semenyo, Guardiola do të përforcojë edhe mbrojtjen me një lojtar shumë të kërkuar.

Bëhet fjalë për Marc Guehi. “Daily Mirror” zbulon se Manchester City nuk pret dot fundin e sezonit për ta transferuar si lojtar i lirë, por do të paguajë 35 milionë euro për qendërmbrojtësin anglez të Crystal Palace.

Për Guehi ka një interes shumë të madh nga klube të ndryshme si Real Madrid, Barcelona, Bayern, Liverpool, PSG dhe Inter, por mesa duket anglezi ka zgjedhur të punojë me Pep Guardiolën.

The post Pas Semenyo, Guardiola siguron edhe yllin tjetër të rivalëve për merkaton e janarit appeared first on Telesport.