Prej kohësh, Real Madrid po ndjek me shumë interes një nga futbollistët më kryesorë të PSG-së në këtë sezon, protagonist absolut në suksesin e trefishtë, kampionat, Kupë dhe Champions League. Bëhet fjalë për portugezin Vitinha, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Realit. Në Madrid e shohin portugezin si zëvendësuesin ideal të Luka Modric.
Duke parë interesin e shtuar të Real Madridit mbi Vitinha-n, sipas asaj që raportojnë mediat franceze, Luis Enrique i ka kërkuar presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi, të mbrojë lojtarin nga çdo interes i jashtëm, pavarësisht se sa joshëse mund të jenë ofertat e ardhura për të. Spanjolli ka marrë premtimin nga presidenti i PSG-së, që Vitinha nuk do largohet dhe do vazhdojë të jetë pjesë e francezëve të paktën deri në fund të kontratës aktuale.
Në këtë situatë, Reali duhet të shohë alternativa të tjera për të gjetur zëvendësuesin e Luka Modric, pasi Vitinha do vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së dhe në qendër të projektit të tyre.
The post Pas triumfit në Champions League, Luis Enrique ka një lajm të keq për Real Madrid appeared first on Telesport.
