Pasi siguroi transferimin falas të Dusan Vlahovic, i cili nuk pranoi të rinovonte me Juventusin, Besiktas është hedhur në sulm edhe për një tjetër lojtar të bardhezinjve.
Bëhet fjalë për Nico Gonzalez, mesfushorin argjentinas i rikthyer te Juventus këtë verë, pas huazimit për një sezon tek Atletico Madrid. Duke qenë se dy klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar, Gonzalez është rikthyer në Torino dhe për momentin është nën urdhërat e Luciano Spalletti-t, por jo për shumë gjatë.
Vincenzo Italiano e kërkon me patjetër Gonzalez te Besiktas. Klubi turk është gati të paraqesë një ofertë huazimi me mundësi blerjeje, megjithëse Juventus preferon më shumë shitjen përfundimtare. Në anën tjetër, për argjentinasin ka interes edhe nga ana e Milanit, por deri tani nuk ka apsur ende ndonjë ofertë apo propozim konkret nga ana e kuqezinjve.
The post Pas Vlahovic, Besiktas kërkon edhe të “padëshiruarin” tjetër te Juventus. E ndjek edhe Milan appeared first on Telesport.
