Liverpool festoi sot titullin e 20-të në historinë e tij, por klubi i kuq nuk do ndalet me kaq dhe do bëjë disa përforcime gjatë merkatos së verës për të fituar më shumë trofe sezonin e ardhshëm.

Arne Slot i ka vënë syrin një lojtari të ri premtues në Premier League: Adam Wharton. Mesfushori i Crystal Palace ka tërhequr vëmendjen e ‘Reds’ falë performancës së tij mbresëlënëse në sezonin aktual. Vetëm 21 vjeç, Wharton ka treguar një nivel pjekurie dhe cilësie në fushë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet kryesore në Angli.

Siç raportohet nga The Sun Football, Liverpooli po përgatit një ofertë të rëndësishme për të sjellë yllin e ri në Anfield. Propozimi i kampionit të Premier League është plot 50 milionë paundë për të bindur Crystal Palace të lërë të lirë mesfushorin e ri.

The post Pasi u shpall zyrtarisht kampion, Liverpool ka gati përforcimin e parë për sezonin e ri appeared first on Telesport.