Gazetar: Angell Dimovski

Qeveria ende nuk ka miratuar masa për uljen e çmimeve të derivateve. E pasigurt mbetet nëse gjatë kësaj jave do të ketë ndonjë vendim, sidomos duke marrë parasysh se tashmë është mesi i javës, ndërsa deri tani nuk është marrë asnjë vendim konkret. Për më tepër, të premten është festë shtetërore, gjë që lë edhe më pak kohë për reagim. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve në bursat botërore, e mundshme është që të hënën të ketë rritje të re, pas së cilës vetëm atëherë do të mund të shqyrtohen masa eventuale. Qeveria informon se Inspektorati Shtetëror i Tregut po kryen kontrolle, ndërsa po shqyrtohet mundësia e uljes së TVSH-së për derivatet nga 18% në 10%.

“Në lidhje me pyetjen tuaj Ju informojmë se Qeveria po e ndjek në mënyrë aktive gjendjen me çmimet e derivateve dhe në periudhën e ardhshme ndër opsionet që po shqyrtohen është edhe ulja e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve. Ndërkohë Inspektorati Shtetëror i Tregut është çdo ditë në terren dhe kontrollon,” thanë nga Qeveria.

Qeveria e ndjek në mënyrë aktive gjendjen me çmimet e derivateve. Po shqyrtohet opsioni për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%

Qytetarët thonë se rritja e çmimit të naftës ka sjellë edhe rritje të çmimeve të produkteve, ndërsa në vendet fqinje tashmë janë ndërmarrë masa.

“Gjithë kjo që po bëhet me çmimin e naftës është krizë artificiale nga lufta që shpërtheu në Iran dhe që e bën Trampi, nëse stabilizohet situata do të stabilizohet edhe kjo, megjithatë në të gjitha vendet fqinje u ul çmimi i derivateve, vendosën çmim përfundimtar, ndërsa tek ne ende nuk e bëjnë këtë,” tha një qytetar.

“Vozis, por mendoj se për të gjithë nuk është në rregull, duhet të ulet diçka,” u shpreh një tjetër qytetar.

“Gjithçka është rritur, nuk ka më çfarë të rritet, gjithçka është ngritur edhe në treg gjithandej,” u  shpreh një tjetër qytetar.

LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se nuk ka ndërmarrë asgjë, ka gënjyer dhe ka goditur drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve, duke thënë se në vend të uljes së çmimit të derivateve, ato janë rritur për 7 denarë shtesë.

“LSDM ka përgatitur pako zgjidhje ligjore që do t’i dorëzojë në Kuvend:

Ulje e TVSH-së për derivatet nga 18% në 5%

Ulje e akcizës për 4 denarë

0% TVSH për produktet bazë ushqimore

Përgjysmim i çmimeve të pagesave në autostrada

Qeveria duhet të reagojë menjëherë dhe t’i pranojë këto masa” – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Sa i përket akcizave, për momentin nuk do të ketë ulje, kjo do të ndodhte vetëm nëse çmimet në bursat botërore do të tejkalonin mbi 800 dollarë për ton.

“Ndryshe, pas luftës në Lindjen e Afërt çmimet e derivateve u rritën për më shumë se 40%”. /Alsat.mk

The post Pavarësisht rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, Qeveria ende pa masa konkrete appeared first on Alsat.