Partia Demokratike e Kosovës i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky e ftoi liderin e kësaj partie Bedri Hamzën në takim përmes një ftese jozyrtare.

Në një përgjigje për RTV21, Zyra e Informimit të PDK-së thotë se Hamza i ka kërkuar Kurtit që ta ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare.

“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së për RTV21.