Pedri González buzëqesh teksa flet për mediat zyrtare të kombëtares spanjolle, duke treguar disa nga zakonet e tij të përditshme. “Nëna më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjes, ndryshe më qorton”, – thotë mes humorit dhe dashurisë. Kjo lloj disipline është pjesë e rutinës që e mban në formën më të mirë. Në një periudhë me shumë lëndime, Pedri është përjashtim: ka luajtur në 13 ndeshjet zyrtare të sezonit (10 me Barcelonën dhe 3 me Spanjën), duke qenë në fushë 93.8% të minutave.
“Tani ndiej besim dhe kjo është gjithçka për një lojtar”, – thotë ai, duke treguar maturi e qetësi, çka i lejon të kontrollojë lojën si me Spanjën, ashtu edhe me Barçën. Ferran Torres mbetet shoku i tij më i afërt: “Gjithmonë ka qenë aty në momentet e vështira për mua”. Perfeksionist dhe gjithmonë i saktë, Pedri zbret 10 minuta më herët në çdo takim teknik “në rast se prishet ashensori”.
Në fushë, ai bashkon inteligjencën taktike me menaxhimin fizik, duke u bërë një lider i vërtetë. Në moshën 23-vjeçare, jeton periudhën më të mirë të karrierës, me minuta, besim dhe kënaqësi, ndërsa ëndërron Botërorin dhe vazhdon të mahnitë futbollin. Të martën, Spanja e Luis de la Fuente, me Pedrin si “motor”, mund të barazojë rekordin historik prej 29 ndeshjesh pa humbje të epokës Del Bosque (2010–2013).
The post Pedri zbulon sekretet e tij: Mami më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjeve appeared first on Telesport.