Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur pas humbjes së zikaltërve 3-1 ndaj Napolit dhe ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me penalltinë nga erdhi goli i parë i vendasve. Sipas Marotta-s, penalltia kontroverse ishte “vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin”.

“Edhe pse Napoli përfundimisht e legjitimoi fitoren, kryesisht në 20 minutat e fundit, penalltia ishte vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin e lojës. Ajo erdhi nga një vlerësim i bërë nga ndihmës-arbitri, pra nga asistenti. Është e qartë se arbitri ishte në pozicionin e përsosur për të vlerësuar, ai e pa dhe u kthye, pastaj fishkëllyeu tetë sekonda më vonë.

Mendova se kjo ishte një situatë ideale për të ndërhyrë VAR, duke qenë se arbitri fillimisht e kishte vlerësuar dhe injoruar situatën. Pamjet do t’i kishin lejuar arbitrit ta shihte përsëri dhe të merrte vendimin e tij.

Fitorja e Napolit u nxit nga ky incident, pastaj sigurisht që ata fituan 3-1 në fund, por nëse shohim dinamikën pas penalltisë, është një reflektim që Rocchi (kreu i arbitrave italianë) e ka bërë më shumë se një herë, duke thënë se jo më penallti të buta”, tha Marotta.

The post “Penalltinë e dha asistenti”, Marotta “shpërthen” në akuza pas humbjes ndaj Napolit appeared first on Telesport.