Pep Guardiola ka reaguar për përballjen me Real Madrid në Champions League, që do të jetë e katërta radhazi në këtë kompeticion për këto dy klube.

“Përballja me Real-in në Champions duket sikur është kthyer në një derbi tani. Do luajmë për të katërtin vit radhazi ndaj tyre. Shpresoj që të jemi në formë të mirë, të bëjmë një ndeshje të madhe në fushën tonë dhe të shkojmë në Madrid në kushtet më të mira”, tha Guardiola.

I pyetur nëse do të preferonte Bayern-in më mirë sesa Real-in, Guardiola u tregua diplomat në përgjigjen e tij.

“Madrid apo Bayern? Të dyja ishin vërtet të vështira, por tashmë ne jemi mësuar të luajmë me ekipet më të mira”, tha tekniku spanjoll.

The post Pep Guardiola reagon për përballjen me Real Madrid: Shpresoj që… appeared first on Telesport.